Home / Kryesoret / OH HILAL me Myftininë e Gostivarit ndihmojnë Hasanbegun me rrethinë

OH HILAL me Myftininë e Gostivarit ndihmojnë Hasanbegun me rrethinë

Sot në lagjen e Hasanbegut dhe të rrethinës zhvilloi aktivitetin humanitar të radhës OH HILAL që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM. Që në momentin kur u paraqit nevoja për ndihma pas katastrofës natyrore kreu i kësaj Organizate, Mustafa ef. Dauti, “Hilali” vazhdimisht gjendet pranë popullatës së kësaj lagje dhe më gjërë për t’ju dalur në ndihmë. Përt këto aktivitete Organizata në fjalë është lavdëruar dhe falënderuar edhe nga Shtabi i Emergjencës i cili e ka vlerësuar si lider në zhvillimet e aksioneve humanitare. Edhe kësaj radhe u ndanë mbi shtatë ton ndihma në pakove me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje, të donuara nga Myftinia e Gostivarit.
Me këtë rast, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, para mediave të vendit është shprehur se është obligim islam që çdo mysliman të jetë i pajisur dhe i kalitur me ndjenjën e solidaritetit, me vullnetin për bamirësi dhe për shtrirjen e dorës së ndihmës. “Kjo që ju ka ndodhur vëllezërve dhe motrave tona nga kjo lagfje dhe më gjërë, është një sprovë para të cilës mund të na vë vetëm i Madhi Zot, kurse ne duhet që me sukses ta tejkalojmë këtë sfidë. Në këtë rast sukses do të ishte që të gjithë ata që u prekën nga vërshima, të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, që u lënduan e që u përmbytën, t’ua bëjmë që sa më lehtë ta përbvallojnë këtë katastrofë. Kjo lehtësi mund të arrihet vetëm përmes ndihmesave vëllazërore e njerëzore që mund t’i bëjmë në të tilla situate. Qytetarët e territorit të Myftinisë së Gostivarit me vullnetin më të mad hi janë përgjigjur aksionit tonë për tubimin e ndihmave dhe ne sot përmes Organizatës së BFI-së, “Hilal”, do t’i shpërndajmë dukre premtuar se aksione të këtilla do të ketë edhe në vazhdim”, ta veç të tjeërash Myftiu, Shaqir ef. Fetahu.
Nga ana tjetër, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti ka nënvizuar se, me kërkesë të Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ekipi i kësaj Organizate është duke u gjendur sa më pranë nevojtarëve që kanë pësuar më së rëndi nga kjo katastrofë natyrore. “Ne po mundohemi që sado pak t’ua zbusim dhembjen me ndihmat tona humanitare të donuara nga bamirës të ndryshëm e që sot na erdhën nga zona e Myftinisë së Gostivarit. Ashtu siç tha edhe Myftiu, effendi Shaqir Fetahu, edhe në vazhdim do të ketë aksione humanitare, do të jenë të ngjeshura dhe, pa dyshim, të gjitha do të zhvillohen përmes Organizatës sonë humanitare “Hilal”. Nevojat e qytetarëve të këtushëm të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore janë shumë të mëdha dhe të ndryshme, prandaj apeloj dhe vë theks në një një strategji dhe organizim të përbashkët, mirë të kordinuar dhe të shtrirë shtëpi më shtëpi, familje më familje. Ne, si Institucion fetar islam, po dëshmojmë praktikisht se çka do të thotë të jeshë mirë i organizuar. Myftinitë tona praktikisht janë shndërruar në pika grumbullimi të ndihmave të cilat po e furnizojnë OH HILAL e cila tashmë është në terren dhe di se çka duhet dhe kush ka nevojë immediate për ndihma.Kjo katastrofë që ndodhi këtu është një sprovë nga Zoti Fuqiplotë me të cilën e sprovoi këtë popullatë por edhe ne për ta nxjerrur në sipërfaqe atë shpirt solidar e atë ndjeshmëri bamirësie që e kemi si komb dhe si fetarë të mirë që jemi” ka thënë, veç tjerash, efendi Mustafa.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *