Home / Kryesoret / Paguhen kompensimet e rritura sociale në rajonet e përmbytura

Paguhen kompensimet e rritura sociale në rajonet e përmbytura

Gjashtëqind e pesëdhjetë familje nga rajonet e përmbytura kanë marrë kompensime në para për të drejtat nga fusha e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve i morën kompensimet me 50 për qind rritje, si pjesë e pakos së masave për ndihmë të qytetarëve të rrezikuar, informoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Sqaroi se kompensimet me 50 për qind rritje janë paguar për 650 familje pranuese të ndihmës sociale, ndihmës së përhershme në para, kompensimit për ndihmë dhe kujdesje nga personi i tretë, për mobilitet, për të verbër dhe të shurdhër, si dhe kompensimet që i marrin prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim, përkatësisht shfrytëzuesit e shtesës së veçantë.

Kjo rritje e kompensimeve në para nga fusha e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve do të paguhet në tre muajt e ardhshëm, ndërsa ashtu siç tha Spasov duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp është parashikuar në pakon e masave për ndihmë të popullatës në rajonet e përmbytura.

Kompensimet e rritura për këtë muaj janë paguar gjatë ditës së djeshme, ndërsa, ashtu siç sqaroi ministri, për atë do të sigurohen mjete plotësuese nga buxheti në vlerë prej rreth pesë milionë denarë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *