Home / Kryesoret / Pas motit të keq në Kërçovë, flet Fatmir Dehari

Pas motit të keq në Kërçovë, flet Fatmir Dehari

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari u është drejtuar qytetarëve pas gjendjes së krijuar me rreshjet e mëdha të shiut që përfshinë këtë qytet.

Ja postimi i plotë në Fejsbuk i Deharit: “Të dashur qytetarë, brenda dhe në megrim. Më lejoni që t’ua përcjell gjendjen e krijuar pas rreshjeve të mëdha të shiut në qytetin tonë në orët e mbrëmjes së sontme. Fillimisht falënderuar të madhit Zot, gjendja në momentin që ju shkruaj është stabile dhe pa dëme të mëdha materiale. Ekipet tona komunale e përcjellnin me kujdes situatën e krijuar dhe me shpejtësi intervenuan në akset rrugore më të dëmtuara për të mundësuar qarkullim të lirë të automjeteve dhe qytetarëve në të gjitha drejtimet. Në bashkëpunim me banorët vendor, do të japim maksimumin për të ndihmuar edhe në shtëpitë të cilat kanë pësuar nga të rreshurat e fundit. Ju lus për qetësi dhe bashkëpunim eventual. Uroj që të kemi një natë të qetë. Ju falënderit për mirëkuptimin”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *