Home / Kryesoret / Për 22,5 për qind është rritur numri i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Për 22,5 për qind është rritur numri i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Në gjysmën e parë të vitit nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe në “Shën Apostull Pali” në Ohër janë transportuar 1.008.435 udhëtarë, që krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje për 22,5 për qind, kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas Ministrisë dikasteriale, vazhdon trendi i rritjes së numrit të udhëtarëve, të cilët kanë kaluar në dy aeroportet në Maqedoni.

Në aeroportin e Shkupit nga janari deri në korrik të këtij viti janë regjistruar  933.130 udhëtarë, që, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë transportuar 775.177 udhëtarë, paraqet rritje prej 20,4 për qindëve.

Në aeroportin e Ohrit, në gjashtë muajt e parë janë transportuar 75,305 udhëtarë ose për 55,9 për qind më shumë nga periudha e njëjta e vitit të klauar.

Në pajtim me realizimin e qarkullimit, destinacionet më të përfaqësuara sipas numrit të udhëtarëve për këtë periudhë janë Munihu, Këlni, Roma, Geteburgu, Lubjana dhe Frankfurt

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *