Home / Kryesoret / Personat që shoqërojnë Gruevskin sulmojnë banorët

Personat që shoqërojnë Gruevskin sulmojnë banorët

Zyrtarët shtetërorë janë të padëshiruar në zonat e prekura nga përmbytjet. Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski së bashku me kreun e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski janë vënë në shënjestër të kritikave në Hasaneg. Në videon e filmuar, shikohet madje edhe përleshja me fjalë dhe pastaj me grusht, mes inspektorit të komunës së Gazi-Babës Hajredin Sulisi, i cili ka qenë në ekipin shoqërues si pjesë e ekipit për vlerësimin e dëmeve për makinat, ndërsa në anën tjetër, duket aktivisti i partisë “E majta” Goce Markovskin.

Por, një video tjetër shfaq edhe një moment tejet dramatik, kur Gruevski kritikohet nga banorët e vendeve të cilat i vizitoi sot, e në ndërkohë, njëri nga personat që shoqëronin ish-kryeministrin, sulmon banorin duke e goditur me grusht. Ndërhyjnë banorët tjerë për të qetësuar situatën, pas siç shihet, personi që e shoqëronte ish-kryeministrin, nuk e kishte ndër mend të ndalet

Sulisi  tha se ishte provokuar disa herë nga aktivisti, që sipas tij, ka ofenduar rëndë si dhe duke penguar punën e tyre. Sulisi mohon që ta ketë grushtuar, por thotë se ka qenë reagim momental mbrojtës.

Përfaqësues të partisë e majta të cilët thanë se shumë prej tyre solidarizohen në mënyrë vetjake në ndihmë të qytetarëve. Por në momentin e shfaqjes së politikanëve, situatat bien pre e përplasjeve politike.

Një ditë më parë edhe banorët e Stajkovcës, reaguan të revoltuar ndaj pranisë së kryeministrit Emil Dimitriev dhe ministrave të VMRO-së. Pavarësisht se disa media i shkurtojnë pamjet, duke hequr klipet e përplasjeve verbale, prapëseprapë shihet sesi banorët që adresohen me kritika ndaj politikanëve, tërhiqen zvarrë dhe largohen.

Banorët e Hasanbegut, të goditur më së tepërmi nga vërshimet brenda disa ditëve kanë dëbuar nga kjo lagje disa funksionarë. Natën e vërshimeve, të shtunën ata dëbuan nga lagja e tyre kreun e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe atë të Gazi Babës, Toni Trajkovskin.

Jozyrtarisht, sipas disa banorëve, një ditë pas vërshimeve nga kjo lagje janë dëbuar edhe funksionarë të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *