Home / Kryesoret / Pesëdhjetë persona nga Komuna Qendër do të rrëfehen te Katica Janeva

Pesëdhjetë persona nga Komuna Qendër do të rrëfehen te Katica Janeva

Përveç kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, dje nga kjo komunë, dëshmitë e tij në Prokurorinë Speciale Publike i ka dhënë edhe një zyrtar i komunës, transmeton TetovaSot.

Sot në bisedë zyrtare në PSP, ashtu si morëm vesh, është një këshilltar nga opozita.

Thuajse për çdo ditë, në periudhën e fundit do të paraqiten këshilltar, kryeshefa, drejtues të sektorëve dhe persona tjerë nga Komuna Qendër që kanë marr ftesa për bisedime nga ekipi i Katica Janeva.

Jo zyrtarisht, pesëdhjetë zyrtar nga Komuna Qendër janë thirrur që të japin dëshmitë e tyre për rastet që po i heton PSP-ja.

Janeva, para disa ditëve paralajmëroi se në periudhën në vijim do të ketë një frekuentim të përforcuar në ndërtesën e PSP-së./

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *