Home / Kryesoret / Po pastrohet balta në pjesën e vërshuar nga rruga Kërçovë-Ohër

Po pastrohet balta në pjesën e vërshuar nga rruga Kërçovë-Ohër

Në orët e mbrëmjes, 19 gusht 2016 në Kërçovë kishte të reshura të shiut të cilat në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër kanë nxitur mbledhjen e dheut dhe ujit në lartësi prej gjysmë metra, informuan sot nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, transmeton TetovaSot.

Pas intervenimit të shpejtë të policisë që e kontrolloi trafikun në rrugët krahasuese dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim së bashku me përfaqësuesit e njësisë së zjarrfiksave ku me ndihmën e pompës u mblodh uji, në afat shumë të shpejtë drejtimi rrugor u bë funksional për trafik.

Sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të reshurat e shiut nuk nxitën dëme në objekte tjera përveç dy veturave që u bllokuan në ujë, dhe shumë shpejtë u tërhoqën. Për momentin është duke u realizuar largimi i baltës në atë pjesë të trafiku

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *