Home / Lajme / Maqedoni / Po përgatitet aktakuza e parë nga PSP-ja

Po përgatitet aktakuza e parë nga PSP-ja

Pas thuajse një viti pasi që Katica Janeva u zgjodh për prokurore speciale, periudhë që u shënua me pengesa dhe presione, në PSP po përgatitet aktakuza e parë kundër disa personave.

Sipas informacioneve jo zyrtare, bëhet fjalë për lëndë që deri më tani nuk është prezantuar në opinion, ndërsa aktakuza sillet me procedurë të shkurtuar, pasi që bëhet fjalë për vepër penale për të cilën dënimi me burg është parapa deri në 5 vite.

Aktakuza pritet që të ngritet gjatë javës së ardhshme. Është e mundshme që të bëhet fjalë për lëndë që ka lidhje me përgjimet dhe shkatërrimin e dokumenteve zyrtare.

Nga PSP nuk komentuan nëse dhe kur do të ngritet aktakuza e parë nga ekzistimi i kësaj prokurorie./

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *