Home / Kryesoret / Policia ska informacione për personat e shpëtuar

Policia ska informacione për personat e shpëtuar

Mbetet enigmë vendi se ku mund të jenë dërguar nëna dhe vajza që pretendohet se janë gjetur dy më parë nga Besim Veseli, banor i Hasabegut. Nga Sektori I punëve të brendshme Shkup thonë se nuk kanë asnjë njohuri për dy personat në fjalë madje duke shtuar se kanë kontaktuar edhe të gjitha spitalet në vend prej ku kanë mare përgjigje se nuk kanë pranuar persona të tillë.

“Në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup nuk është paraqitur një rast i tillë, ndërsa nga ana e Njësisë për informim pranë SPB në Shkup përmes telefonit janë kontaktuar Spitali I përgjithshëm I qytetit “8 shtatori”, “Shën Naumi I Ohrit”, Qendra e klinikve “Nënë Tereza” dhe Ndihma e shpejtë e qytetit të Shkupit, pas çka është konstatuar se në asnjërin prej spitaleve në fjalë nuk janë sjellë ose paraqitur persona të tillë”, njoftojnë nga SPB-SHKUP.

Mirëpo, Besim Veseli që veten e quan krenar për një gjest të tillë, vazhdon të mbroj deklaratën e një ditë më pare ku thotë se ka shpëtuar një nënë dhe vajzën e saj. Ai edhe një here përsëriti se personat në fjalë I kishte gjetur në baltë rreth qarkores së Shkupit, prej ku kishte kaluara vetëm rastësisht.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *