Home / Lajme / Kronika e zezë / Policiakontrolle afër shkollavenë Tetovë

Policiakontrolle afër shkollavenë Tetovë

Sektori i punëve të brendshme në Tetovë i përmbylli aktivitetet e planifikuara përgatitore para nisjes së vitit të ri shkollor, kur si zakonisht pritjet rritja e frekuentimit dhe lëvizjes para shkollave por edhe në përgjithësi.

Qysh prej nesër do të përforcohet prezenca policore dhe kontrollet në rrugët që çojnë për tek shkollat nga ora 6 e 30 min deri në orën 14, si dhe pas mesdite deri në orën 19, sidomos në periudhën kur nxënësit do të shkojnë ose do të kthehen nga shkolla.

Përforcim i forcave policore parashikohet edhe në vendndalesat e autobusëve ku shkojnë dhe vijnë autobusët ose furgonat që sjellin nxënës.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të sigurohet rendi dhe siguria e nxënësve dhe kjo jo vetëm në trafik, por para së gjithash për fëmijët më të vegjël.

Duke i pasur parasysh këto rrethana apelohet deri te vozitësit që të kanë kujdes me shpejtësinë e veturave, të mos i parkojnë të njëjtat në trotuare ose kalimet e këmbësorëve dhe t`i japin përparësi këmbësorëve. Përndryshe do të përballen me gjobat adekuate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *