Home / Kryesoret / Porositë në bilborde vetëm në gjuhën maqedonase

Porositë në bilborde vetëm në gjuhën maqedonase

-Edhe pse qyteti i Tetovës është me shumicë shqiptare megjithatë gjuha shqipe vazhdon të mos përfillet si nga ana e institucioneve shtetërore, poashtu edhe nga ana e disa organizatave të cilat thiren në emër të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.Anashkalimi i gjuhës shqipe të garantuar me kushtetetute në bazë të marrëveshjes se Ohrit edhe sot e kësaj dite nuk respektohet në qytetin ku mbi 90 përqind e popullatës është shqiptare, sidomos në mbishkrime dhe billborde të cilët thirren në kinse respektimin e dallimeve mes popujve. Konretisht bëhet fjalë për billbordin e vendosur në afërsi të gjykatës nga ana e Komitetit të Helsinkut në kuadër të kampanjës “ A e dallon  Gjuhën e Urrejtjes-Urrejtja dhemb, denonco dhe kundërshto”.  Në këtë bilbord jepet porosi vetëm në gjuhën maqedonase.Edhe përkundër tentimeve nuk morëm përgjigja nga ana e Komitetit të Helsinikit  organizatë kjo  që thirret në promovimin e të drejtave të njeriut. Përndryshe nuk është vetëm kjo organizatë që anashkalon gjuhën shqipe sepse institucionet qendrore tashmë janë të dëshmuara për diskriminimin e dy gjuhësisë. Kështu edhe  15 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe konfliktit të armatosur në Maqedoni shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen pa ndërprerë në shumë segmente dhe nga shumë institucione relevante

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *