Home / Kryesoret / PPRM: PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është kompetent për lëndën “Spiuni”

PPRM: PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është kompetent për lëndën “Spiuni”

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot kumtoi se vepron në lëndën kundër personit Z.B. i cili me aktakuzë ngarkohet për vepra të bëra penale – Shoqatë kriminale, Spiunazh dhe Shantazh.

Në kuadër të kompetencave të saj, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit u drejtua deri te Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë me kërkesë që Këshilli të vendosë në lidhje me kërkesën për dorëzimin e lëndës së parashtruar nga Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Këshilli për prokurorë publikë duke vendosur për lëndën “Spiuni”, në prill të këtij viti dorëzoi vendim sipas të cilit kompetent për veprim për lëndën “Spiuni” është Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimin, Këshilli e dorëzoi deri te Gjykata Themelore – Shkup, Gjykata e Apelit – Shkup, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajta e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

I akuzuari Z.B. është pjesë e lëndës “Spiuni” nga viti 2013, por hetimi për të u pengua për shkak të mospasjes deri më 21.04.2016 kur u ekstradua nga Republika e Serbisë në Republikën e Maqedonisë.

Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion e respekton vendimin paraprakisht të sjellë nga Këshilli i prokurorëve publikë si organ i vetëm kompetent që e vlerëson ligjshmërinë në punën e prokurorisë. Prej këtu, ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një pjesë të lëndës së njëjtë, për kërkesën e parashtruar kërkoi orientim për veprim nga Këshilli i prokurorëve publikë, theksohet në kumtesën e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *