Home / Kryesoret / Pritet takim I liderëve më 31 gusht

Pritet takim I liderëve më 31 gusht

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë Martin Bezak në të cilin kanë biseduar për situatën politike në Maqedoni dhe realizimin e obligimeve të marra për zgjedhjet parlamentare.”Pres që secili të jetë në nivel të seriozitetit, më 31 gusht të mbahet takim i liderëve në të cilin do të konfirmojnë se në dhjetor do të mbahen zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni”, theksoi Zaev në takim.Ai, siç theksohet në kumtesë, ka thënë se LSDM-ja, në mënyrë kategorike është e përcaktuar që qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lirisht të zgjedhin cilit do t’ia japin përgjegjësinë që ta udhëheqë shtetin dhe vlerësoi se sipas disponimit në terren dhe sondazheve, ajo do të jetë LSDM-ja dhe opozita.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki tha se Marrëveshja e Përzhinës është gjallë dhe ajo paraqet mënyrë për dalje nga kriza politike.”Mendoj se kemi marrëveshje politike, kjo marrëveshje politike mbetet e gjallë dhe për ne ajo paraqet mënyrë për tejkalim të kësaj krize politike. Ajo nënkupton edhe organizim të zgjedhjeve në pajtim me kushtet të cilat janë definuar me atë marrëveshje politike”, deklaroi Poposki duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas takimit të liderëve më 31 gusht, në të cilën duhet të konfirmohet marrëveshja, mund të pritet Qeveri teknike me LSDM-në.Sipas Poposki, dilemë e vetme në këtë kontekst është data, ndërsa në raport të kësaj çështje ka qëndrime qartë të parashtruara në opinion nga faktorë politikë.Në raport të krizës migruese, Poposki vlerësoi se ajo nuk ka përfunduar dhe Maqedonia është e gatshme për përballje me skenare dhe punon aktivisht në planin diplomatik së bashku me partnerët në shmangien e ngjarjeve siç i kemi parë në të kaluarën

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *