Home / Kryesoret / Prokuroria Speciale Publike kërkon lëndën e Bozhinovskit

Prokuroria Speciale Publike kërkon lëndën e Bozhinovskit

Prokurorja Speciale Katica Janeva kërkoi nga prokurori Marko Zvrlevski që t’ia dorëzojnë lëndën që po zhvillohet ndaj Zoran Bozhinovskit. Sipas njoftimit të shkurtër, bëhet fjalë për lëndë që është pjesë e rastit “Spiun” për të cilin Prokuroria Speciale tanimë ka vendosur kompetencë. Prokuroria Publike sipas ligjit ka afat prej 8 ditëve t’i përgjigjet speciales. Rasti “Spiuni” zhvillohej kundër një numri më të madh të personave prej të cilëve 18 u shpallën fajtorë para gjykatës së shkallës së parë. Janë të dënuar për veprat spiunim, bashkëveprim kriminel, mashtrim, shantazh e tj.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *