Home / Lajme / Botë / Protesta në Milvoki pas vrasjes së afroamerikanit të armatosur nga ana e policisë

Protesta në Milvoki pas vrasjes së afroamerikanit të armatosur nga ana e policisë

– Vrasja e 23 vjeçarit afroamerikan nga ana e policisë në qytetin amerikan Milvoki shkaktoi protesta mbrëmë, ku u lëndua së paku një polic.

Incidenti ndodhi dje gjatë kontrollit të automjetit. Njëzetë e katër vjepari polic ka ndaluar automjetin dhe nga automjeti kanë dal dy udhëtarë që kanë filluar të ikin.

Njëri prej tyre ka qenë 23 vjeçari afroamerikan, i cili ka qenë i armatosur dhe ai është vrarë nga polici. Më vonë është konstatuar se armën i ndjeri e ka vjedhur në muajin mars.

Lajmi për vrasjen shkaktoi protestë në njërën nga lagjet e qytetit, ku morën pjesë rreth një qind persona. Pjesëmarrësit në prostesta filluan të djegin automjete, thyenin xhama të automjeteve dhe hedhnin me gur ndaj policëve të cilët ishin në vendin e ngjarjes, me ç’rast një policë është lënduar.

Polici, i cili ka vrarë djaloshin 23 vjeçar është shkarkuar përkohësisht. n

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *