Home / Kryesoret / Puls24: Zoran Zaev prej sot është aktivist i UCK-së

Puls24: Zoran Zaev prej sot është aktivist i UCK-së

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev mori pjesë në përcjelljen e ndeshjes futbollistike midis Shkëndijës së Tetovës dhe Gent nga Belgjika.

Mediet maqedonase e sulmuan këtë akt të liderit të opozitës maqedonase duke e etiketuar të njëjtin si aktivist të UCK-së.

Puls 24 publikoi një lajm me titull:” Nuk ka lindur tradhtar më të madh nga Zaevi: Hoqi dorë nga populli dhe shteti i tij, prej sot është aktivist i UCK-së”.

“Dje në Arenën ‘Filipi i dytë’, të cilën shokët e Zaevit, Ballistët e riemëruan në arenën Adem Jashari, lideri i LSDM-së, nën flamurin e Xhemo Hasës i dha përkrahje aspiratave të UCK-së në Maqedoni”, shkruan në lajm./

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *