Home / Kryesoret / Punohet intensivisht në pastrimin e rrugës për te deponia Rusino

Punohet intensivisht në pastrimin e rrugës për te deponia Rusino

Makineri të shumta të të gjitha llojeve të ndërmarrjeve komunale të komunave të rajonit Pollogut, janë duke punuar intensivisht në pastrimin e rrugës deri te deponia rajonale Rusino, obligim ky që doli nga marrëveshja e arritur dje ndërmjet kryetarëve të komunave të Pollogut dhe kryetarëve të bashkësive lokale të prekura me problemin e deponisë.

Me këtë rast, anëtarët e trupit koordinues për mbikëqyrje të implementimit të marrëveshjes, organizuan një konferencë për shtyp në vendngjarje.

“Bazuar në vendimin e Këshillit të rajonit të Pollogut, të angazhuar si trup koordinues, jemi sot këtu për të mbikëqyrur punimet të cilat tashmë kanë nisur në mënyrë intensive në përputhje me marrëveshjen e arritur dje. Punohet në pastrimi e trasesë, për të vazhduar më pas edhe me tamponimin rrugës dhe krijimin e kushteve minimale për deponim të mbetjeve. Besojmë se deri nesër në mesnatë kjo të ndodhë dhe të rifillojë deponimi i mbetjeve”, theksoi kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili në cilësinë e anëtarit të trupit koordinues për implementim të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, Nasir Hasipi – kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Banjicë e Poshtme ripërsëriti kërkesat e banorëve lokalë dhe pikat e marrëveshjes së arritur

“Nëse ndodh qoftë edhe një devijim më i vogël i ndonjë pike nga këto që kemi shënuar, atëherë nuk do të ketë më as bisedime, as negociata e as marrëveshje të re”, theksoi Hasipi.

Para mediave, në cilësinë e anëtarit të trupit koordinues nga ana e Komunës së Gostivarit dhe në emër të Kryetarit Nevzat Bejta, u prononcua edhe Pajtim Saiti, udhëheqës i Zyrës së ZHEL-it.

“Të gjitha kompanitë e angazhuara nga komunat e rajonit të Pollogut, filluan me zbatimin marrëveshjes së iniciuar nga përfaqësuesve të bashkësive lokale e cila përbëhet prej dhjetë pikash. Njëra prej tyre ishte pastrimi i të dyja anëve të rrugës, duke filluar nga kisha në Banjicë të Poshtme. Krahas, kësaj do të realizohen të gjitha pikat e marrëveshjes, edhe atë në afatet e përcaktuara kohore, siç është përgatitja e planit për menaxhim me mbeturina deri më 31 janar 2017, pastaj asfaltimi i rrugës deri në deponi përfundimisht me vitin 2016, analizat e tokës ujit dhe ajrit, e deri në ndërtimin e një kapaciteti për riciklim të mbeturinave”, qartësoi Saiti.

Me kërkesë të trupit koordinues, ekipet e mediave, filmuan dhe fotografuan gjendjen aktuale dhe realizimin e aksionit përgjatë gjithë rrugës te deponia, me qëllim që në ditët në vijim të bëhet krahasimi i rezultateve të aksionit në ditën në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *