Home / Kryesoret / Qarkullimi pa ndalesa nëpër rrugë të thata

Qarkullimi pa ndalesa nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Qarkorja e Shkupit është lëshuar në përdorim në të dy drejtimet, por ka pjesë nga rruga që janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të qarkullimit për rregullimin e shpejtësisë të lëvizjes së automjeteve. Edhe drejtimi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes PK Jasen është lëshuar në qarkullim për automjete të vogla ku rekomandohet kujdes në pjesën e rrugës në fshatin Blizansko.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes,respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.Ky informacion vlen vetëm për kalimet e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *