Home / Kryesoret / Qeveria mori vendim për pagesën me paradhënie të dëmeve nga vërshimet

Qeveria mori vendim për pagesën me paradhënie të dëmeve nga vërshimet

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për dëmshpërblim në paradhënie të qytetarëve të prekur nga vërshimet në rajonin e Shkupit, informoi kryeministri Emil Dimitriev gjatë vizitës së sotme në shtëpitë e përmbytuara në komunën e Ilindenit.

Për këtë qëllim do të ndahen 1,5 milionë euro. Ekipet për vlerësim janë në terren dhe punojnë në verifikimin e dëmeve të bëra, tha Dimitriev.

Qytetarët nga Ilindendi kërkuan që të sillen pompa për nxjerrjen e ujit. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlloski i cili së bashku me kryetarin e komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski e përkrahu kryeministrin Dimitriev, tha për dy orë  do të arrijnë 20 pompa.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *