Home / Kryesoret / Qeveria tërësisht do t’i kompensojë qytetarët nga rajonet e vërshuara në Shkup

Qeveria tërësisht do t’i kompensojë qytetarët nga rajonet e vërshuara në Shkup

Sigurim të kompensimit prej njëqind përqindëve të qytetarëve nga rajonet e krizës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, është e para nga pakoja prej gjithsejt tetë masave që Qeveria i ndau në mbledhjen e sotme, ndërkaq janë të dedikuara për të pësuarit në rajonet e vërshuara nga Rajoni i Shkupit.

Masa e parë për kompensim të qytetarëve nga rajonet e krizës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, do të thotë, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, se qytetarët do të dëmshpërblehen në tërësi, përkatësisht gjithçka që komisioni për vlerësim do ta evidentojë për të dëmtuar, 100 për qind do të kompensohet.

Masat përfshijnë edhe mbulimin e participimit të shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet në rajonet e kapluara, lirim të amvisërive nga pagesa e shpenzimeve mujore për ujë dhe mbeturina në periudhë prej tre muajve, ndihmë e njëfishtë në të holla për furnizim të materialit shkollor për të gjithë fëmijët në arsimin e mesëm nga rajinet e krizës. Me masat parashihet edhe mundësimi i përpunimit pa pagesë të elaboratit për procedurën për legalizim për familjet nga rajonet e goditura nga moti i lig të cilat nuk kanë kryer legalizim të shtëpive të tyre, rritje të ndihmës në të holla në tre muajt e ardhshëm për 50 për qind për familjet e goditura nga vërshimet të cilat marrin ndihmë në të holla nga mbrojtja sociale dhe për fëmijë, përkatësisht ndihmë sociale në të holla, ndihmë të përhershme në të holla, shtesa për mobilitet për të verbërit, ndihmë dhe kujdes nga personi i tretë dhe shtesë e posaçme për fëmijë me pengesa në zhvillim.

Masa e shtatë është sigurimi i 30 tonëve elb nga rezervat shtetërore të cilat do të dedikohen pa kompensim, për ushqim për kafshë për bujqit nga rajonet e goditura të cilët kanë nevojë nga ky lloj i mbështetjes.

Masa e fundit nga kjo pako është në drejtim të daljes në ndihmë ndaj kërkesave të bujqve tël cilët kanë të mbjella bujqësore në rajonet e goditura.

“Do t’u mundësojmë analizë dhe hulumtim pa pagesë të truallit, proces në të cilin do të nevojitet të konfirmohen edhe nevojat e mundshme për pastirmin e tij”, tha minsitri Todorov. Kjo është posaçërisht me rëndësi, siç tha, për vazhdimin e prodhimtarisë planore bujqësore.

Pakoja prej tetë masave është vetëm pjesë nga procesi i përgjithshëm i sanimit të dëmeve dhe ndihmës e mbështetjes për qytetarët e pësuar, tha Todorov, duke paralajmëruar se për në të ardhmen Qeveria shqyrton edhe masa të tjera në rajone më të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *