Home / Kryesoret / QOT e ARM-së do t’i koordinojë aktivitetet në rajonet e vërshuara

QOT e ARM-së do t’i koordinojë aktivitetet në rajonet e vërshuara

Prej dje në funksion është vendosur qendra operative taktike (QOT) e ARM-së, e cila njëherësh është qendër koordinuese për të gjitha aktivitetet për angazhimin e mjeteve të nevojshme dhe personelit në sanimin e pasojave nga përmbytjet.

Në bashkëveprim me Policinë ushtarake të MPB-së është duke u rregulluar komunikacioni në rajonin e Stajkovcit me ç’rast është duke u ndihmuar në rregullimin e lëvizjes së mekanizimit dhe automjeteve motorike të angazhuara në mënjanimin e pasojave prej vërshimeve.

Nga ARM-ja informojnë se gjatë natës në vendkalimin kufitar Bllacë ka mbërritur një konvoj i KFOR-it në të cilin janë tetë makina inxhinierike të cilat do të angazhohen në terren aty ku është më se e nevojshme.

“Makinat inxhinierike janë ndarë nga KFOR-i në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe nevojat e shprehura nga ARM-ja. Makinat do të mbërrijnë te udhëkryqi nga rreth-rrotullimi drejt Stajkovcit sot midis orës 9 deri në orën 10 me ç’rast menjëherë do të sistemohen atje ku është e nevojshme”, theksohet në kumtesën e ARM-së.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *