Home / Kryesoret / Qufa: Pa regjistrim të popullsisë, s’ka zgjedhje

Qufa: Pa regjistrim të popullsisë, s’ka zgjedhje

Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili, i njohur si komandant Qufa thotë se pa regjistrim të popullsisë nuk do të ketë zgjedhje të besueshme në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Sipas marrëveshjes së katër partive,në mesin e të cilave edhe dy parti shqiptare, u morën vesh për gjoja pastrimin e listës nga votues të dyshimtë. Por përveç shlyerjes nga lista e votuesve të vërtetë nuk bënë gjë.

Mbrëmë, me skadimin e afatit u fshinë nga lista me mijëra shqiptarë duke u shpallur “votues fiktivë” dhe “qytetarë fiktivë”. Në ndërkohë votuesit e vërtetë fiktivë mbetën në listë. Ata askush nuk i kontestoi.

“Uniteti” mban qëndrim se nuk mund të ketë listë të besueshme zgjedhore, përderisa nuk ka regjistrim të besueshëm të popullsisë. Vendimet dhe marrëveshjet e subjekteve që më nuk e kanë besimin e qytetarëve shqiptarë janë në dëm të Shqiptarëve.Ky sistem i ka dëbuar shqiptarët nga të gjitha institucionet dhe kësaj radhe edhe nga e drejta e votës. Ata janë dëbuar edhe nga shteti për shkak të mungesës së kushteve për jetë dinjitoze”, është shprehur ai.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *