Home / Kryesoret / Rangelova: Lapsus është, kam menduar në denar, por kam thënë 5 milion euro

Rangelova: Lapsus është, kam menduar në denar, por kam thënë 5 milion euro

Se çka kam deklaruar mundeni lirisht ta shikoni nga deklarata. Kam menduar në pesë milion denar prej asaj që u përcoll në medie, ndoshta është lapsus, por unë nuk mund të flas për dëmin zyrtar, deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova duke sqaruar se prej ku i ka marr të dhënat që i paraqiti dje në Komisionin për financa dhe buxhet, se aktivistët e Revolucionit të Larmë kanë bërë dëme ndaj institucioneve dhe përmendoreve në Shkup prej 5 milion euro..

Dje Rangelova deklaroi:” Ju dhe Revolucioni i larmë jeni të dëmshëm. Keni shkatërruar gjithçka. Keni bërë dëme prej 5 milion euro. Tani ato para mund që të shfrytëzoheshin për ndihmë ndaj personave të rrezikuar”.

Këtë gjë ajo e tha në një replikë gjatë një diskutimi të deputetit të LSDM-së, Stojko Paunovski i cili duke folur për rebalancin e buxhetit në Komisionin për financa dhe buxhet, theksoi se dyshon se këto para që po i kërkon tani Qeveria për mbulimin e dëmeve në rajonet e vërshuara do të përfundojnë tek të dëmtuarit./

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *