Home / Kryesoret / Rekomandime për popullatën në rajonet e vërshuara për mbrojtje nga sëmundjet infektuese

Rekomandime për popullatën në rajonet e vërshuara për mbrojtje nga sëmundjet infektuese

Agjencia për Ushqim dhe Veterineri apelon që qytetarët nga rajonet e vërshuara vazhdimisht t’i ndjekin informacionet për furnizim me ujë dhe sigurinë e ujit të pijshëm përmes televizioneve lokale dhe nacionale, radiove dhe portaleve të internetit.

– Për të pirë, për përgatitjen e ushqimit dhe për mirëmbajtjen e higjienës personale, të shfrytëzohet vetëm ujë i paketuar apo ujë i pijshëm prej cisternave të cilën e dorëzojnë ndërmarrjet publike për furnizim me ujë.

– Nëse ekzistojnë rezerva të ujit, ai të mos përdoret deri sa të zihet (të zihet të paktën 15 minuta), ose uji të klorinohet në mënyrë përkatëse, ose nga persona profesionistë.

– Nëse furnizimi me ujë bëhet nga objekte individuale të ujësjellësve, ku është i dukshëm turbullimi i ujit, ai të mos shfrytëzohet për t’u pirë dhe për të përgatitur, deri në sanimin e gjendjes dhe në marrjen e vërtetimit laboratorik se uji është i sigurt.

– Nëse furnizimi i me ujë bëhet nga objekte individuale të ujësjellësit ku nuk ka ndryshime të dukshme të ujit, rekomandohet të bëhet dezinfektim i tij parandalues.

– Rregullisht të mirëmbahet higjiena e duarve me sapun apo mjet dezinfektues, veçanërisht pas kontaktit me ujin nga vërshimet apo me gjësendet të cilat janë vërshuar, veçanërisht pas pastrimit dhe para përgatitjes së ushqimit.

– Të mbrohet ushqimi i gatshëm të mos vijë në kontakt me ujin nga përmbytjet apo me ujërat e zeza.

– I gjithë ushqimi i cili ka qenë në kontakt me ujin nga vërshimet, në frigoriferët e vërshuar apo në bodrume, të mos shfrytëzohet për ushqim, gjegjësisht rekomandohet ushqimi të hidhet.

– Ushqimi të përgatitet me ujë të sigurt dhe në mënyrë të obligueshme të përpunohet në temperaturë më të lartë se 70 gradë Celsius.

– Ushqimi i përgatitur të mos ruhet më gjatë se dy orë në temperaturë të dhomës, gjegjësisht duhet të ruhet në temperaturë më të ulët se 10 gradë Celsius.

– Të shmanget kontakti i ushqimit të papërpunuar dhe ushqimit të përpunuar termik.

– Rekomandohet që fëmijët e vegjël të ushqehen me ushqim të përgatitur industrial.

Rekomandim për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake në vërshimet:

– Pa dallim nëse bëhet fjalë për manare apo për kafshë shtëpiake, pronarët dhe ata që kujdesen për kafshët  kanë për detyrë të jenë të përgatitur në rast të ndonjë fatkeqësie elementare dhe të mbajnë llogari për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.

– Pronarët dhe ata që kujdesen për kafshët duhet vazhdimisht ta ndjekin gjendjen meteorologjike, veçanërisht paralajmërimet nga organet kompetente për rrezik nga paraqitja e vërshimeve, që të munden në kohë t’i bëjnë përgatitjet e domosdoshme për mbrojtjen e kafshëve. Më kryesorja është kafshëve t’u ofrohet ushqim përkatës, ujë dhe strehim.

– Nëse ekziston paralajmërim për vërshime, nëse ka mundësi, kafshët para ardhjes së ujit të transferohen në lokacion të sigurtë.

– Nëse në afat të shkurtër nevojitet të braktiset vendi i jetesës, nëse nuk është e mundur të merren kafshët me vete, nëse është e mundur të transferohen në vend të sigurtë. Nëse janë në stallë dhe mbahen të lidhura, kafshët të zgjidhen dhe nëse ekziston mundësi, të dislokohen në vend më të lartë ku rreziku nga vërshimet është më i vogël. Gjithashtu, duhet edhe të hapen dyert e kthinave dhe stallave me ç’rast kafshët do të kishin gjasa të ikin. Kafshët të cilat mbahen në vend të hapur gjithashtu duhet të transferohen në vend më të lartë ku rreziku nga vërshimet është më i vogël.

– Nëse është e mundur, ushqimi duhet të vendoset në depo dhe transferohen në vend të sigurtë dhe të thatë, sipas mundësisë të vendosen në depo dhe ujët të freskët (rezervoare hermetikisht të mbyllura, cisterna,  fuçi e të tjera).

– Kafshët duhet të shënohen në pajtim me Ligjin për identifikim dhe regjistrim, gjegjësisht bagëtitë, delet dhe dhitë dhe derrat me shenjë ë vesh, ndërsa nëse bëhet fjalë për kafshë të cilat nuk kanë identifikim, pronari mundet përkohësisht t’i shënojë që të munden të identifikohen në rast se humbin.

– Regjistri i fermave dhe të dhënave për kafshët të vendosen në depo të sigurtë dhe në vend të thatë.

– Nëse gjinden kafshë në rajone të vërshuara, duhet të veprohet me kujdes, duke pasur parasysh se janë të shqetësuara dhe të frikësuara. Së pari duhet të kujdesen kafshët më të reja. Atyre duhet sa më shpejt t’u sigurohet ujë i pastër dhe i sigurtë (nëse nuk ka opcion tjetër për ujë të sigurtë, kafshëve mundet t’u jepet të pijnë ujë nga shiu). Ushqimi mund të jepet në sasi të vogël nga ajo e zakonshmja. Kultuvuesit duhet të drejtohen deri te ekipet në terren të cilët do t’u japin informacione përkatëse ku dhe si mund të sigurojnë ujë të freskët dhe ushqim përkatës. Kafshëve nuk duhet t’u jepet të pijnë nga uji i vërshuar.

– Nëse ka burim të kufizuar të ujit, kafshëve në ditë duhet t’u sigurohet sasi e ujit në vijim (në varësi nha mosha, madhësia dhe prodhimi i kafshëve): bagëtive 30-50 litra; kuajve 20-45 litra; derrave 4-12 litra; deleve dhe dhive 6 litra; shpendëve 0,5 litra.

– Që të zvogëlohet etja, nëse ka nevojë, kfshëve duhet t’u jepet sasi e vogël e ushqimit, tharrja e lopëve qumështore të cilat janë në fazën më të vonshme të laktacionit dhe të tjera.

– Kultivuesit duhet të jenë në kontakt me veterinerin kompetent për dhënien e këshillave, instruksioneve, ndërsa sipas nevojës edhe dhënie të kujdesit mjekësor veterinar.

– Pas vërshimit, fillimisht duhet në mënyrë mekanike të pastrohet mbeturinat që kanë ardhur, të kryhet dezinfektim dhe dezinsekcion. Kafshët kthehen në fermë kur objektet janë të sigurta, të pastra dhe të thata dhe pas konsultimit dhe lejes nga veterineri kompetent. Veterineri duhet ta kontrollojë gjendjen shëndetësore të kafshëve.

– Nëse kafshët nuk mund të vendosen në stalla, duhet t’u sigurohet strehim përkatës. Kafshët duhet të kenë qasje deri te uji dhe ushqimi i freskët.

– Nëse haset në në ndonjë kafshë të ngordhur duhet të shkruhet numri i shenjës në vesh apo shenimi identifikues.  Kufomat e kafshëve duhet në mënyrë të padëmtuar të largohen pas konsultimit paraprak me personat kompetentë.

– Kafshët të cilat nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët duket se vuajnë, në konsultim me veteriner kompetent duhet të vriten në mënyrë humane.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *