Home / Kryesoret / Ristovski: Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Ristovski: Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor

– Në shkollat fillore dhe të mesme në vend u bë shpërndarja e teksteve shkollore, për të cilat kishte paralajmërime se janë të dëmtuara. Ka përfunduar edhe rikonstruimi i 60 shkollave në vend, për fillimin e vitit shkollor 2016-2017 gjithçka është gati edhe nxënësit edhe mësimdhënësit me mësim fillojnë më një shtator, theksoi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski i cili sot mori pjesë në përurimin e fushës së re sportive e cila është pjesë e sallës sportive “Jordan Mijallkov” – Shtip.

“Në disa ditët e ardhshme pritet të gjitha shkollat të furnizohen me tekste të reja shkollore, ndërsa njëherësh me tekstet e klasës së shtatë deri në të nëntë do të distribuohen edhe tekstet e reja shkollore të lëndës së matematikës dhe shkencave natyrore për mësim sipas programit të Kembrixhit, ndërsa të cilin e punuam me Qendrën ndërkombëtare për programe mësimore në Universitetin e Kembrixhit. Me këtë e përmbyllim këtë reformë të reformimit të përgjithshëm të matematikës dhe shkencave natyrore në arsimin fillor”, tha Ristovski.

Ai theksoi se në vend më një shtator vitin shkollor do ta fillojnë 270.000 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme.

“Pothuajse 190.000 nxënës janë filloristë, 80.000 të shkollave të mesme, ndërsa në klasë të parë deri më tani janë regjistruar 21.250 nxënës. Por, ky numër nuk është final, pasi që çdo ditë mbërrijnë të dhënat finale prej shkollave fillore. Unë shpresoj se do të vijmë deri te numri i vitit të kaluar shkollor, me numrin e nxënësve të klasave të para”, tha Ristovski.

Sipas tij, në pjesë të madhe shkollat në rajonet e vërshuara, në rajonin e Shkupit janë përgatitur për vitin e ri shkollor.

“Në masë të madhe gjithçka ka përfunduar me sanimin dhe përgatitjen e shkollave për pastrimin dhe dezinfektimin e tyre. Nxënësit tashmë janë informuar, prindërit ishin në bisedë në shkollat përkatëse amë. Kështu pres që në rajonet e përmbytura me dinamikë të vogël dhe me tolerancë lidhur me situatën aktuale e cila u ndodhi këtyre familjeve ditëve në vijim pres edhe atje në njëfarë mënyre të normalizohen të gjitha aktivitetet dhe këto shkolla t’i pranojnë nxënësit dhe në mënyrë normale të zhvillohet procesi edukativo-mësimor në këto shkolla”, tha Ristovski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *