Home / Kryesoret / Saiti: Mjetet për të pësuarit do të ndahen në mënyrë lineare dhe sipas listës

Saiti: Mjetet për të pësuarit do të ndahen në mënyrë lineare dhe sipas listës

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për popullatën e pësuar në vërshimet në rajonin e Shkupit do të zgjasë deri më 22 gusht, pas çka do të bëhet analizë në dinamikën e pagesave. Do të vlerësohet nëse do të vazhdohet më tej me aksionin ose do të bëhet përmbledhje dhe do të inkuadrohet drejt ndarjes së mjeteve të familjeve nga rajonet e rrezikuara.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë Sait Saiti, i cili tha se pas përfundimit të aksionit, pas përmbledhjes, do të formojnë trup përkatës nga aktorët të cilët janë kontribues të mjeteve në Fond të cilët do të kenë kontroll dhe të cilët do ta konstatojnë gjendjen, vlefshmërinë, transparencën etj.

Mjetet theksoi, do të jenë të llojit të ndihmës dhe mbështetjes së popullatës së pësuar.

Theksoi se  kur do të sigurohen se lista është në dispozicion për familjet, menjëherë Kryqi i Kuq do të inkuadrohet në ndarjen e mjeteve. Parimi sipas të cilit do të bëhet, tha, do të diskutohet sot dhe me siguri do të jetë në rrugë të kompensimit linear gjegjësisht ndihmë dhe mbështetje të familjeve të pësuara.

Në lidhje me aktivitetet e deritanishme të Kryqit të Kuq, tha se janë aktivizuar kapacitetet e tyre të tëra logjistike.

Duke u përqendruar në kushtet në të cilat kanë vepruar, theksoi se roli i Kryqit të Kuq në rast të fatkeqësive natyrore në rolin e të gjitha shoqatave kombëtare në shtetet personale, është rregulluar në Konventën e Gjenevës dhe nënkupton rol të ndihmësit të pushtetit në shtet.

Ai potencoi se deri më tani Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë nga fillimi i aktiviteteve ka ndarë 28.250 pako me ushqim (një pako dedikohet për katër persona), 21.000 vakte në ditë, 9.700 vakte të ngrohta, 1.948 ushqime të konservuara, 17.619  litra qumësht, 15.422 litra jogurt, 4.538 pako me pajisje higjienike, 683 pako për foshnja, 265 tonë ujë, 746 pako pelena, 556 dyshekë, 4.392 batanije, 600 kg. veshje, 734 copë çizme, 332 litra dezintal, 98 sasi ndërtimore, 126 lopata, 1.036 maska.

Në lidhje me planet e tjera, theksoi se Kryqi i Kuq veçmë ka aplikuar në fondin e ardhshëm për përgjigje në situata të tilla në Federatën ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe me projekt dhe aplikacion në vlerë prej 300.000 franga. 

Ndaj këtij aplikimi, theksoi, në mënyrë shtesë jemi në kontakt me Kryqin e Kuq austriak dhe bëhet fjalë për mbështetje nga ana e tyre në vlerë prej 500.000 euro. Bëhet fjalë për projekt të aplikacionit.

Shtoi se do të punojnë me fëmijët dhe mësimdhënësit në shkollat në rajonet e goditura në pjesën e ngritjes së vetëdijes  për rrezikun nga lloji i tillë i fatkeqësive elementare dhe me vetëqeverisjen lokale dhe të gjithë faktorët në terren në kuptim të përmirësimit të kapacitetit për rezistencë të bashkësive.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *