Home / Kryesoret / Saiti: Parat e grumbulluara nuk duhet të harxhohen pa vendimin e KE dhe kriteret për ndarje

Saiti: Parat e grumbulluara nuk duhet të harxhohen pa vendimin e KE dhe kriteret për ndarje

Në xhiro llogarinë e Fondit për solidaritet dhe përmes thirrjes telefonike për donacion 143 400 janë grumbulluar 650 mijë euro për rajonet e vërshuara, informojnë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë.

Siç theksohet në kumtesë, ato janë grumbulluar në një vend dhe janë të dedikuar për t’iu ndarë banorëve të pësuar pas përfundimit të fushatës së do të zgjasë deri më 21 gusht.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti sqaron se këto mjete nuk kanë asnjë lidhje me dëmshpërblimin që është paralajmëruar nga Qeveria ose nga organizata dhe grupe të tjera që grumbullojnë ndihmë humanitare.

“Këto para janë lënë mënjanë dhe askush nuk guxon t’i prekë pa vendimin e Këshillit ekzekutiv dhe pa kritere për ndarje. Ajo është një llogari e veçantë dedikuese ku nuk hyjnë para të tjera. Që të fillojmë të harxhojmë para duhet të kemi instrument me të cilin do ta konfirmojmë nevojën e njerëzve. Këto ditë bëhet vlerësimi dhe ekspertiza, pastaj Zyra për ekspertizë gjyqësor do të bëjë vlerësimin e dëmit, të cilin do ta ndajmë me vlerësimet tona nga terreni. Atëherë ne do të dijmë se kujt t’i japim mjetet. Paratë do të ndahet në llogari transaksioni për çdo shfrytëzues”, sqaroi Saiti.

Ai është decid se organizata vazhdimisht punon në mënyrë të njëjtë, por kësaj here thotë ai pa nevojë janë vendosur nën dyshim.

“Çdo herë kemi punuar në mënyrë maksimale transparente, korrekte dhe në sy të opinionit”, theksoi ai.

Saiti informon se deri më tani Kryqi i Kuq ka marë 5 mijë euro nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë, 7 mijë nga ai i Sllovenisë dhe sot do të marrin 10 mijë nga Kryqi i Kuq i Bosnjë e Hercegovinës. Në Serbi dhe në Kroaci, siç thotë zbatohet fushatë e njëjtë, kështu që shumën e ndihmës do ta dimë kur të përfundojë fushata.

Paralajmërimin prej 500 mijë euro ndihmë nga Austria, thekson Saiti duhet të jetë në llojin e një projekti të përbashkët që Kryqi i Kuq i Asutrisë do ta aplikojë para Qeverisë së tyre. Ata do të vendosin se si do të harxhohen paratë e tyre, ndërsa organizata e Maqedonisë do të jetë vetëm logjistika e tyre në vend.

Ai i hodhi poshtë akuzat se ka pasur selektime në ndarjen e ndihmës. “Ne nuk kemi qenë pjesë e pikave në terren. Pikat tona, janë të grumbullimit, dhe jo të shpërndarjes janë në Momin Potok dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe”. Prej atje sipas parimeve të Kryqit të Kuq i kemi dërguar. Ne pas vetes kemi dhurues dhe duhet t’i arsyetojmë paratë tona. Ne si Kryq i Kuq e kemi dhënë maksimumin tonë dhe kemi qenë tërësisht të përkushtuar”, thotë Saiti.

Ai paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme do t’i furnizojnë banorët me ushqim dhe mjete higjienike si mbështetje për buxhetin e tyre, do të ndahen grupe të cilat kanë nevojë për ndihmë të veçantë, dhe do të mbajnë trajnime për mbështetje të personave të traumatizuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *