Home / Kryesoret / Seancë e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit për pasojat nga moti i ligë

Seancë e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit për pasojat nga moti i ligë

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në orën 14 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet informacioni lidhur me motin e ligë që dje e goditi qytetin e Shkupit dhe rrethinën e tij.

Raportohet se në seancë do të shqyrtohen edhe masa dhe aktivitete për sanimin e dëmeve të shkaktuara.

Ndryshe nga fatkeqësia natyrore që mbrëmë në orët e pasdites kaploi Shkupin me rrethinë, posaçërisht fshatrat Stajkovcë, Hasanbeg, Smillkovcë dhe Haraçinë, janë shkaktuar dëme të mëdha, shtëpi të vërshuara por edhe viktima dhe të zhdukur.

Për këtë qëllim nga MPB-ja janë angazhuar Njësitë speciale dhe shërbimet plotësuese si krim teknika nga Shtipi, Velesi dhe Tetova. Ndërkohë që nga shërbimet tjera janë angazhuar Njësiti i zjarrfikësve, Ndërmarrja Publike e ujësjellësit, Drejtoria për mbrojtje dhe shptim, Ndihma e shpejtë mjekësore dhe shërbimi i merimangës.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *