Home / Kryesoret / Seancë kuvendore për siatuatën me vërshimet

Seancë kuvendore për siatuatën me vërshimet

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë ka përcaktuar seancën e veçantë kushtuar situatës në zonat e përmbytura nga stuhia që ndodhi më 6 gusht të këtij viti në Shkup dhe në rrethinë.

Në rend dite është seanca për situatën në zonat e përmbytura nga stuhia që ndodhi më 6 gusht 2016 në rrethinën e qytet të Shkupit, e parashtruar na grupi i deputetëve të LSDM-së. Mbajtja e një seance të këtillë u mbështet edhe nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMN-së dhe koalicinit “Për një Maqedoni më të mirë”.

Në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit u theksua se pritet që deri në fillim të seancës Qeveria e Republikës së Maqedonisë të përgadisë informata me të cilat do ta njoftojë Kuvendin për gjendjen dhe për masat e ndërmarra në drejtim të sanimit të pasojave.

Nga moti i lig humbën jetën 22 persona, ndërsa u vërshuan disa fshatëra kryesisht në komunën e Gazi Babës, por edhe në komuna të tjera të Shkupit. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *