Home / Kryesoret / Sërish vërshime në Shipkovicë (VIDEO)

Sërish vërshime në Shipkovicë (VIDEO)

Pas nje viti perseri si pasoj e reshjeve intensive te shiut bllokohet rruga Brodec – Shipkovic ne vendin e quajtur Poroi i madh. Ky perua me vite ne muajin gusht vazhdon te beje probleme per banoret e Malesise se Sharrit dhe ende nuk gjen zgjidhje. Shume vetura kane mbetur te bllokuara dhe presin qe te intervenohet e kete pike. Rikujtojme se kjo rruge ishte problematike ne gusht te vitit 2012 ku u renua teresisht ura, ne gusht te 2013 u mbush peroi me rere, ne gusht te 2014 ndodhi e njejta, ne gusht te 2015 vec tragjedise qe ndodhi ne Shipkovice tek peroi vershimet sillen gures te medhenj drure si dhe rere. Vazhdon edhe kete vit dhe kompetentet nuk e shohin te arsyeshme qe te gjejne nje zgjidhje.

Si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut gjatë ditës së sotme sërish ka patur vërshime në fshatin Shipkovicë të komunës së Tetovës.Gjendja në këtë fshat sërish paraqitet e rënduar nga vërshimet, ndërsa ende nuk raportime për dëme eventuale si në njerëz apo në të mira materiale. Një ekip I Televizionit Koha është nisur për në këtë fshat për të sjellur detaje nga gjendja në këtë fshat ku një vit më parë kishte viktima në njerëz dhe shtëpi të dëmtuara.Fotot janë siguar enkas për Televizionin Koha, kurse në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve dhe të ndërmarrjes publike komunale.Më shumë informacione në lajmet e orës 21.00.(Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *