Home / Kryesoret / Shënimi i 106-të vjetorit nga lindja e Nënë Terezës

Shënimi i 106-të vjetorit nga lindja e Nënë Terezës

– Në Maqedoni sot shënohet 106-të vjetori nga lindja e Nënë Terezës e cila më 4 shtator në Vatikan nga ana e papa Françeskut do të shpallet shenjtore.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pasdite do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza” i cila jepet posaçërisht për arritje të mëdha nga interesi i shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për stimulimin, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si mes popujve, ashtu edhe mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturore dhe fetare.

Mirënjohja këtë vit do t’i dorëzohet primarius d-r Dimitar Kotevskit.

Ditëlindjen e Nënë Terezës do ta shënojë edhe Shoqata e historianëve shqiptarë të cilët organizojnë ekspozitë në temën “Shenjëtorja nga Shkupi – letërkëmbime”.

Me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës, organizata civile “Shkupjanja Nënë Tereza” do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në vendin e lindjes së saj në Sheshin Maqedonia, në përmendoren e Nënë Terezës dhe dhomën përkujtimore me shenjtëroren në Kullën feudale.

Humanisti dhe piktori i njohur Zhivko Popovski Cvetin do të pikturojë dhe dhurojë bashkëqytetarëve tanë 106 piktura me lule të paqes dhe dashurisë si simbol i përjetësisë dhe botës së paharrueshme, ndërsa lexime poetik dhe recitale do të performojë Sava Takovska. 

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *