Home / Kryesoret / SHGM reagoi ndaj modelit “numëro deri në 10 e pastaj dëno”

SHGM reagoi ndaj modelit “numëro deri në 10 e pastaj dëno”

Agjencia për shërbime audiovizuele e kaloi fazën e parë të miratimit të Metodologjisë së vëzhgimit të medieve, që duhet të nis të zbatohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Për momentin është duke vijuar diskutimi publik sipas versionit të saj fillestar që po zgjat deri me 24 gusht, pas së cilës, sipas afateve ligjore, propozimi final duhet votuar më së voni deri me 27 gusht, informuan nga SHGM-ja.

“Në seancën e Këshillit të Agjencisë, përfaqësuesi i SHGM-së, Zoran Fidanovski ka pasur disa vërejtje për propozim tekstin e Metodologjisë. Sipas tij, modeli francez i raportimit të balancuar jashtë periudhave zgjedhore është zgjedhur nga propozuesi si model për zbatimin në 80 ditë deri në nisjen e kampanjës zgjedhore që t`i vendos në pozita jo të barabarta aspirantët zgjedhor të pushtetit dhe opozitës.

Gjegjësisht, modeli parasheh se partitë opozitare-parlamentare dhe jashtë parlamentare, funksionar nga radhët e opozitës, si dhe koalicione, lidhje, organizata qytetarësh e të ngjashme të cilët po e përkrahin opozitën duhet që të përfaqësohen më së paku 50 % nga koha e harxhuar për partitë dhe funksionarët nga qeveria, pastaj sektori qytetar i afërt me pushtetin, si dhe presidenti i shtetit në tema të brendshme politike.

Nga kjo kohë, përjashtohen raportet që ishin për vërshimet në Shkup, të cilat, sipas anëtarit në Këshillin e Agjencisë nga SHGM, i ka të gjitha atributet e kampanjës parazgjedhore dhe ku në tragjedinë e njerëzve të goditur nga moti i keq u fituan poena politik me paraqitjen masive mediale.

E dyta, propozuesi ka parapa dënim për medie, vetëm nëse në periudhën prej dhjetë ditëve ka shkelur ligjin më së paku dhjetë herë. Propozimi i këtillë jep mundësi që shumica prej medieve ta vazhdojnë praktikën që me vetëdije të bëjnë nëntë shkelje ligji që në atë periudhë t`i ikin sanksionimit. Pikërisht raportimi i tillë mund që të ketë ndikim vendimtar në formimin e vendimit përfundimtar te një pjesë prej qytetarëve se për cilin duhet dhënë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Njëkohësisht, përfaqësuesi i SHGM-së e përshëndeti principin që secili prej vëzhguesve potencial të angazhuar nga jashtë Agjencisë, midis tjerash, me deklaratë para noterit të garantohet se nuk është anëtar i asnjë partie politike që është njëra prej elementeve të objektivizmit gjatë vëzhgimit.

Në ndërkohë, Agjencia ka caktuar një takim publik të martën me 23 gusht në orën 12, ku duhet debatuar për Metodologjinë e vëzhgimit zgjedhor.

Sipas paralajmërimeve dhe në pajtueshmëri me afatet ligjore, Metodologjia duhet që të votohet nga Këshilli i AVMU deri në fund të javës. Aplikimi i saj pritet që të filloj nga 3 shtatori”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *