Home / Kryesoret / Shkatërrohet një grup i shitësve dhe ndërmjetësve të drogës

Shkatërrohet një grup i shitësve dhe ndërmjetësve të drogës

Pesë persona janë arrestuar, njëri është në kërkim, ndërsa një është në paraburgim. Ky është bilanci i aksionit policor “Rrjeti” i cili zgjati gjatë ditës së djeshme deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Sveti Nikollë, Shtip, Manastir dhe Shkup.

Gjatë ditës së sotme, paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, deri te Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të shtrohet padi penale për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Nga bastisjet e kryera, te pesë persona, prej të cilëve te tre organizatorë dhe dy ndërmjetës, janë gjetur dhe janë marrë gjësende dhe mjete për komunikim të cilat do të jenë lëndë e analizave dhe ekspertizave shtesë.

“Nga hulumtimi kriminal “Diga” janë fituar njohuri se tre persona të moshës 35, 38 dhe 42 vjeç nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti kanë organizuar një rrjet të shitësve dhe ndërmjetësve dhe kanë angazhuar më shumë persona për bartjen dhe shitjen e drogës dhe substancave psikotrope”, tha Çavkov.

Ai theksoi se për shkak karakteristikave të grupit kriminel për të cilin ekzistojnë dyshime se ka shkallë të lartë të ndikimit korruptiv dhe lidhshmëri të fuqishme të brendshme të institucioneve kompetente do të vazhdojnë me hulumtim me qëllim që të sigurohen dëshmi materiale shtesë dhe identifikimin e personave të tjerë, ndërsa njëherësh, nënvizoi, vazhdon edhe hulumtimi financiar.

Deri më tani, theksoi ministri Çavkov, në kuadër të hulumtimit kriminal “Diga” gjatë vitit 2015 dhe 2016 janë përndjekur penalisht dhe janë privuar nga liria gjithsej 30 persona. Më pas, është paraqitur një inspektor i policisë, prokurori publik dhe një drejtor i një spitali të përgjithshëm, të gjithë nga Manastiri.

Siç sqaroi ministri Çavkov, hulumtimi “Diga” është në kuadër të këtij aksioni operativ “Rrjeti” për shkatërrimin e dilerëve të drogës të cilët veprojnë në nivel nacional dhe ndërkombëtar. Ky hulumtim ka filluar në vitin 2015, ndërsa është në drejtim të zbulimit të ekipit të organizuar kriminel i cili ka vepruar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në kryerjen e veprave penale me kontrabandimin me drogë, ndërsa informacionet e fundit zbuluese kriminale, potencoi Çavkov, tregojnë edhe për ndikimin korruptues në struktura të caktuara të policisë dhe gjyqësisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *