Home / Kryesoret / Shkëndija e pafat ndaj Gent-it në ndeshjen e parë të play-off për Europa League

Shkëndija e pafat ndaj Gent-it në ndeshjen e parë të play-off për Europa League

Shkëndija në ndeshjen e parë të play-off të Europa League me Gent-in kthehet me humbje 2- 1, të dy golat e shënuara në minutat shtesë të pjesës së parë dhe të dytë.

Golin e parë e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 22-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë për Gentin shënon Maton.

Golin fitues e shënoi Kulibali në minutat shtesë të pjesës së dytë Megjithatë shanset e Shkëndijës ende nuk ka humbur sepse ndeshja kthyese luhet në Shkup pas një jave.

Por skuadra shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit maqedonas shpreson në rikthim të rezultatit në ndeshjen kthyese.

Mbrojtësi i Shkëndijës, Adrian Cuculi tha se fati ia ktheu shpinën në fund të ndeshjes.

“Pësuam gol në sekondat e fundit. Fati ishte me ata. Do të provojmë dhe nuk dorëzohemi. E dëshmuam se futbolli shqiptar në Maqedoni është i fortë. Në ndeshjen kthyese do të kalojmë. Duhet të pajtohemi me fatin dhe të ngrisim kokën lartë”, tha Cuculi.

Ndërkohë mesfushori Armend Alimi, tha se rezultati i jep shpresa për ndeshjen e kthimit.

“Na jep shpresa rezultati. Ishim pa fat, por ky është futbolli. Në Shkup do të kualifikohemi. Suksesi jonë është meritë e ballistëve”, tha Armend Alimi, mesfushorë i Shkëndijës.

Heroi i Shkëndijës, portieri Konstandin Zahov që priti disa goditje të futbollistëve vendas deklaroi se në Shkup do të kualifikohen.

“E pamë se është skuadër kualitative. Kur pranon gol në minutën e fundit është zhgënjim. Në Shkup do të kualifikohemi. Thërrasim “Ballistët” të jenë krahu jonë” tha portieri i Shkëndijës, Konstandin Zahov

Gjithashtu lexo

Destani para lojës shtron drekë për Vip-at në Milano

Pronari I kompanisë Ecolog Lazim Destani për sot ka ftuar në një drekë mysafirë special, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *