Home / Kryesoret / Shkëndija nesër takohet me Sileksin

Shkëndija nesër takohet me Sileksin

Shkëndija neser  përballet me Pobedën e Prilepit në takimin e xhiros së 4-t të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, i pari pas eliminimit nga Liga Europa. ‘Kuqezinjtë’ këtë vit tejkaluan parashikimet në Europë, duke arritur në shkallën e katërt të quajtur play-off. Tani vëmendja kthehet në kampionatin vendor ku kërkohet kreu. Futbollistët e Shkëndijës të enjten përfunduan aventurën e shkëlqyeshme në Liga Europa, ku ekipi arriti të shkruajë faqet më të lavdishme në historinë e pjesëmarrjeve në Kupat Europiane. ‘Kuqezinjtë’ që shiheshin si autsajder që në hedhjen e shortit kur mësuan emrin e rivalit të parë, Krakovian nga Polonia, vazhduan më tej duke hedhur jashtë edhe Neftchin e Azerbajxhanit dhe Mllada Boleslavin nga Republika Çeke, ndërsa u elimunan nga Genti i Belgjikës. Historia u arrit, ekipi u përfaqësua në mënyrën më të denjë në suaza ndërkombëtare, ndërsa tani më është koha për të menduar 100% për kampionatin vendor ku ambiciet mbeten të njëjta, titulli dhe Kupa. Të dielën në program është ndeshja e xhiros së katërt e LPMF-së, kur në Tetovë vjen Pobeda e Prilepit. ‘Kuqezinjtë’ tanimë janë të përqendruar maksimalisht për këtë ndeshje dhe përcaktimi është tre pikët. Pas ndeshjes të së enjtes me Gentin, stafi teknik është mundur të rikuperojë fizikisht futbollistët, ndërsa para takimit do të vendoset formacioni që do nisë takimin.Përballja Shkëndija-Pobeda luhet neswr  në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:30.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *