Home / Kryesoret / Shkëndija reagon:Vardari nuk pranon prolongim të ndeshjes

Shkëndija reagon:Vardari nuk pranon prolongim të ndeshjes

Ekipi I Shkëndijës së Tetovës ka dalur me një komunikatë ku nënvizon se rivali I vjetër ekipi I Vardarit nuk pranon anulim të ndeshjes së të dielës për shkak të angazhimit të ekipit tetovarë në Ligën e Evropës.Në komunikatë thuhet se edhe pse të gjithë vazhdimisht përsërisin se bashkarisht duhet të angazhohemi për avansimin e futbollit të Maqedonisë, gjithmonë shkelen fjalët dhe premtimet kur vjen momenti kjo gjë të dëshmohet në realitet. Shembull klasik janë drejtuesit e KF Vardarit, që nuk marrin parasysh kërkesën e Shkëndijës për prolongim të ndeshjes për shkak të angazhimeve të klubit tonë në play offin e Liga Evropës.   Klub të madh nuk të bëjnë fjalët por veprat! Edhe futbolli nuk do të ec kurrë përpara vetëm me premtime demagoge se bashkarisht do të konribuojmë për avansimin e këtij sporti në vendin tonë. Fjalë shumë, vepra hiq! Kot premtimet, mbledhjet, tribunat dhe projektet për ngirjte të cilësisë së futbollit të Maqedonisë, kur ngecim që në testin e parë kur vjen puna të tregojmë këtë në realitet. KF Shkëndija prezanton Maqedoninë në Liga Evropa dhe arritja në fazën e play-offit për hyrje në grupe nuk ngren vetëm klubin, por edhe futbollin e Maqedonisë në përgjithësi. Dhe në kushte kur ekipi duhet të presë sa më i përgatitur dhe i pushuar duelet me Gentin nga Belgjika, këtu në Maqedoni injorohet kërkesa e Shkëndijës për prolongim të ndeshjes së xhiros së dytë Vardari-Shkëndija që në program është të dielën me 14 gusht. Drejtuesit e Vardarit nuk kanë treguar gatishmëri për të shprehur mirëkuptim për kërkesën e Shkëndijës as për të luajtur një ditë më herët (në vend të së dielës të luhej të shtunën), e cila fundja është në interes të gjithë futbollit në Maqedoni dhe klubeve tjera, mes së cilave edhe Vardarit. Ne si klub shprehim indinjatë të thellë për disa pika të rëndësishme që direkt aludojnë në injorim të klubit tonë, si: -Mungesa e mirëkuptimit elementar për prioritetet e garave ndërkombëtare në progresin e Shkendijës, -Kjo nuk krijon parakushte për bashkepunim korrekt dhe të qëndrueshëm, -Federata e futbollit të Maqedonisë duhet të mendojë më pro-aktivisht për të krijuar rregullime shtesë të këtyre aspekteve, nëse vërtet dëshiron të progresoj futbolli dhe vendi në garat ndërkombëtare!   Për këto arsye KF Shkëndija njofton publikisht opinionin se të enjten nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e zakontë me kryesinë e Vardarit që organizohet para çdo takimi ndërmejt këtyre dy ekipeve. Vlerësojmë humbje kohe të ulemi bashkë dhe ta shikojmë njëri tjetrin si miq shumë të mirë, ndërsa këtë nuk e dëshmojmë kur vërtet është nevoja”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ekipi I Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *