Home / Kryesoret / Shkrirja e akullit në tundrat ruse e kthen virusin e Lijes së dhenve

Shkrirja e akullit në tundrat ruse e kthen virusin e Lijes së dhenve

 Lija e dhenve, sëmundja vdekjeprurëse që u çrrënjos në vitin 1977, është e mundur që sërish të kthehet pasi tundrat e ngrira siberiane e shkrijnë dhe çlirojnë virusin nga trupat e njerëzve të cilët kanë vdekur nga epidemia e madhe prej para 120 viteve, paralajmërojnë ekspertët, shkruan “Independet”.

Dikur kjo sëmundje ishte një ndër kërcënimet më të mëdha për njerëzimin. Kanë vdekur më shumë se 30 për qind e të infektuarve pasi do të paraqiteshin simptomat – temperaturë e lartë dhe puçrra me qelb, tregojnë të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Besohet se sporet e antraksit potencial fatal nga personat e vdekur dhe drerët e ngordhur të cilët janë groposur në akullin e përjetshëm veç më kanë infektuar 254 pacientë, të cilët për momentin gjenden në spitalin në Sallakardo, në afërsi të bregut verior rus, transmeton “blic”. Por ekspertët druajnë se ekzistojnë shenja se më e tmerrshmja po vjen.

Shkrirja e akullit të përjetshëm e shpejton procesin e erozionit.

Pasi spore antraks janë gjetur në Gadishullin e Jamalit, ekspertët nga Qendra për virologji dhe bioteknologji nga Novosibirsk e kontrollojnë situatën me sëmundjet e tjera. Ata kanë gjetur mbetje njerëzore të cilët kanë plagë që duken si pasojë e lijes së dhenve. Edhe pse ekspertët me veshje mbrojtëse nuk e kanë gjetur virusin e vetëm, kanë zbuluar pjesë nga ADN-ja e tij.

“Akulli i përhershëm në rajonin Jakutia zakonisht shkrihet 30 deri në 60 centimetra, por këtë vit po shkrihet më shumë se një metër”, pohon Mihail Grigoriev, zëvendësdrejtor i Institutit për sipërfaqe të ngrira.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *