Home / Kryesoret / SHM “7 Marsi” në Tetovë me pamje të re pret fillimin e vitit të ri shkollor

SHM “7 Marsi” në Tetovë me pamje të re pret fillimin e vitit të ri shkollor

Investime edhe në gjimnazin “7 Marsi” në lagjen Drenovec. Në këtë shkollë të mesme gjatë periudhës verore janë kryer një sërë investimesh në rregullimin e infrastrukturës së brendshme të objekti si dhe oborrit të shkollës, Paralelisht me lzerjen e brendshme të objektit është bërë edhe rregullimi dhe paisja me inventar për realizim sa më cilësor të procesit edukativo-arsimor. Javën e Kaluar ka filluar edhe rregullimi i hyrjes, gjegjësisht oboirrit shkollor ku në baze të projektit është paraparë, ndertimi i fushës sportive, hapësirave për parkim si dhe adaptimi i hapësirave të gjelbërta. Sigurisht që këto investime infrastrukturore nuk do të kishin kuptim pa një nivel cilësor të procesit edukativo-arsimor, andaj është për tu pësrshëndetur fakti se pikërisht nxënësit nga ky institucion arsimor vitin e kaluar kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në gara lokale dhe regjionale nga lemi të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *