Home / Kryesoret / Shqipëria e votoi Ligjin për gjyqësinë, kyç për negociatat me BE-në

Shqipëria e votoi Ligjin për gjyqësinë, kyç për negociatat me BE-në

Parlamenti shqiptar e votoi Ligjin me të cilin verifikohet historia personale dhe profesionale e gjykatësve dhe prokurorëve, që është parakusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ligji, i cili është pjesë e reformës për gjyqësi, është sjellë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit i cili numëron 140 deputetë me 88 vota “pro” dhe një abstenim. Opozita e bojkotoi votimin.

Ligji, i përgatitur me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe SHBA-së ndërsa i miratuar nga Komisioni i Venecies së Këshillit të Evropës, u mundëson autoriteteve t’i kontrollojnë të ardhurat dhe pronën e gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe historinë e tyre profesionale.

Sistemi gjyqësor do të ristrukturohet që të mundësohet gjykatësit dhe prokurorët të mos varen nga politika, me qëllim që të çrrënjoset korrupsioni.

Shqipëria në vitin 2014 e fitoi statusin e kandidatit për në BE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *