Home / Kryesoret / Shumë familje ende pa kulm mbi kokë

Shumë familje ende pa kulm mbi kokë

Hasanbegasit duket se kanë nisur ti kthehen jetës normale. Shumë banorë kanë tejkaluar vështirësitë e mëdha por duke shtuar se ka akoma shumë punë për tu bërë. Sipas tyre, më prioritare mbetet rindërtimi i shtëpive, pastrimi dhe dezinfektimi në tërësi i fshatit. Edhe në aspektin shëndetësor gjendja pothuajse është normalizuar. Kështu thonë zyra mobile e Institutit të shëndetit publik në Shkup duke shtuar se gjatë ditës së sotme kishin vetëm dy raste të fëmijëve me diare. Ndërkohë që jeta normale ka nisur të kthehet në Hasanbeg, banorët e këtij vendbanimi të përmbytur vazhdojnë të kenë nevojë për ndihma nga më të ndryshmet, veçanërisht pako higjienike, veshmbathje dhe shtretër. Ndërsa, Kryqi i Kuq dhe shumë organizata humanitare edhe gjatë ditës së sotme shpërndanë ndihma për hasanbegasit. Përmbytjet në rajonin e dy javëve më parë kanë lënë pa kulm mbi kokë shumë familje nga Hasanbegu. Disa janë para rrënimit ose akoma përplot baltë e ujë. Pronarët thonë se do të kalojnë muaj të tërë kur të gjithë anëtarët të mund të kthehen në shtëpi. Banorët e Hasanbegut presin ndihmën e Institucioneve me shpresë se të gjithë do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë. Një numër i madh i banorëve nga zonat e përmbytura janë akomoduar nëpër konvikte, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan pothuajse tërësisht. Sipas drejtuesve të banesave studentore cdo ditë e më shumë rriten kërkesat për akomodim në konvikte. Nga ana tjetër të strehuarit në konvikte janë në pritje të ndërhyrjeve nga ana e institucioneve shtetërore për sanimin e dëmeve me qëllim që të mund të rikthehen nëpër shtëpitë e tyre. Ndërsa një pjesë e banorëve nga zonat e përmbytura janë strehuar nëpër konviktet studentore, shumë të tjerë kanë mbetur të shpërndarë nëpër familjarë, miq e humanistë të shumtë, të cilët hapën dyert për të gjithë ata të cilët vërshimet i lanë pa kulm mbi kokë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *