Home / Kryesoret / Skadoi afati për paraqitje të votuesve kontestues në KSHZ

Skadoi afati për paraqitje të votuesve kontestues në KSHZ

Përfundoi afati për paraqitje të votuesve kontestues në zyrat e KSHZ-së. Ishin publikuar emrat e 39.502 votuesve të cilët konsiderohen si kontestues në Listën zgjedhore.

Përfundimisht deri mbrëmë në orën 00:00, deri te Komisioni shtetëror zgjedhor janë paraqitur gjithsej 7.931 qytetarë të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryera të kryeqëzuara dhe në terren janë kontestues, përkatësisht ka mospërputhje të të dhënave.

Nga gjithsej 3.376 të paraqitur e kanë bërë atë në repartet dhe zyrat rajonale dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, përderisa 4.555 e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në faqen e internetit të KSHZ-së.

Paraqitja e votuesve kontestues filloi më 26 korrik. Ata kishin afat prej 25 ditësh të regjistrohen në listën e votuesve, ndërsa paraqitja bëhet në mënyrë elektronike  përmes aplikacionit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitë rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë.

KSHZ ka në dispozicion 10 ditë që të bëjë kontrolle shtesë ose personalisht të kontaktojë me votuesit kontestues. Ata të cilët nuk janë paraqitur në afatin e parashikuar kohor nuk do të regjistrohen në Listën zgjedhore, por do të fitojnë mundësi që atë ta bëjnë gjatë kontrollit publik të listës para zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *