Home / Kryesoret / Skadon afati për paraqitje të votuesve kontestues në KSHZ

Skadon afati për paraqitje të votuesve kontestues në KSHZ

Sot skadon afati për paraqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të qytetarëve me regjistrime kontestuese në Listën zgjedhore.

Emrat e votuesve kontestues u publikuan më 16 korrik dhe ata kishin afat prej 25 ditëve të regjistrohen në listën e votuesve, ndërsa paraqitja bëhet në mënyrë elektronike përmes aplikimit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitet rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për evidencën e regjistrave të amzës.

U publikuan emrat e 39.502 votuesve të cilët llogariten si kontestues në Listën zgjedhore, ndërsa deri dje janë paraqitur gjithsej 6.984 qytetarë.

Prej tyre, 3.015 janë paraqitur në sektorët dhe zyrat rajonale dhe zyrat shtesë të KSHZ-së, ndërsa 3.969 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb faqen në faqen e internetit të Komisionit. Paraqitjet elektronike i nënshtrohen kontrolleve shtesë nga ana e Komisionit.

Më shumë paraqitje ka në komunat: Çair-974, Saraj-553, Kumanovë-500, Tetovë-475, Aerdorom-374, Kërçovë-369, Qendra-359 dhe Gostivar-320.

Repartet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së sot do të punojnë deri në orën 19, ndërsa qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqiten përmes aplikimit në veb faqe, atë do të munden ta bëjnë deri në mesnatë.

Pas skadimit të afatit për paraqitje të qytetarëve, KSHZ-ja ka në disponim 10 ditë që të bëjë kontroll shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues. Nëse nuk paraqiten në afatin e paraparë votuesit kontestues nuk do të rregjistrohen në Listën zgjedhore, por do të kenë mundësi atë ta bëjnë gjatë kohës së ekspertizës publike të listave para zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *