Home / Kryesoret / Spasov: Janë hapur 21 azile private për pleq me 650 shtretër dhe 285 vende të reja pune

Spasov: Janë hapur 21 azile private për pleq me 650 shtretër dhe 285 vende të reja pune

Masat e Qeverisë të orientuara drejt nxitjes së investimeve në kapacite për akomodim të personave të moshuar japin rezultat. Deri më tani me shfrytëzimin e volitshmërive janë hapur 21 azile pleqsh në Republikën e Maqedonisë, të cilat e kanë rritur kapacitetin për akomodim të personave të moshuar, ndërsa njëherit kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e papunësisë dhe kanë hapur 285 vende të reja pune.

Këtë e ka theksuar ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov sot, i cili ka marrë pjesë në hapjen e azilit të 21 për pleq Labos në Kisella Voddë dhe paralajmëroi se edhe gjashtë azile të reja për pleq janë në procedurë të themelimit dhe së shpejti pritet të fillojë me veprimtarinë e saj.

“Këto azile private jo vetëm që e kanë rritur kapacitetin për përkujdesje të personave të moshuar që është edhe efekti më të i rëndësishëm që arrihet me volitshmëritë e Qeverisë, por, gjithashtu, edhe vet konkurrenca ndikon për uljen e çmimeve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve për përkujdesjen e personave të moshuar në azile”, deklaroi Spasov.

Theksoi se këto azile private kanë hapur 650 shtretër për akomodim të personave të moshuar dhe numër të madh të vendeve të punës dhe se kjo i motivon që të vazhdojnë edhe më tej me realizimin e volitshmërive dhe masave që i ofron Qeveria.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *