Home / Kryesoret / Spasov: Shqyrtohet mundësia për pagesë në avancë të dëmeve

Spasov: Shqyrtohet mundësia për pagesë në avancë të dëmeve

– Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u bisedua paraprakisht t’u paguhen mjetet të dëmtuarve dhe pastaj prej kur do të bëhen vlerësimet t’u paguhet shuma e tërë.

Këtë e kumtoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov gjatë vizitës së sotme në pikëm e re të Kryqit të Kuq në SHF “Naum Naumovski Borçe” në Maxhari së bashku me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

“Komisionet veç më kanë filluar të shkojnë në terren. U konkludua që gjatë dy ditëve të ardhshme të bëhet plan që të analizohen mundësitë dhe të kontrollohet sa mjete janë të nevojshme për më të dëmtuarit dhe pastaj Ministria e Financave të japë propozim për pagesë në avancë të mjeteve. Presim të përpunohet propozim konkret dhe të fillojë pagesa në avancë e dëmit”, tha Spasov.

Ai shtoi se qytetarëve, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar gjatë vërshimeve sot do t’ju ndahen 7.000 racione. Prej tyre 2.000 do t’i donojë Ministria e Shëndetësisë, 2.000 Kryqi i Kuq, ndërsa 3.000 Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Spasov theksoi se ekipet të cilat përballen me pasojat nga terreni sot janë shumë më mirë të organizuara.

“Situata sot është dukshëm më e mirë. Sot është dita kur kemi më shumë punëtorë dhe mekanizëm në terren. Vetëm në Stajkovc ka rreth 1.000 punëtorë të cilët punojnë në terren së bashku me shumë kamionë, ekskavatorë të cilët e pastrojnë terrenin. Është bërë sistemim i detajuar i 1.000 pompave për pompimin e ujit në bodrumet të cilat kanë arritur gjatë ditës së djeshme”, tha Spasov.

Paralajmëroi se për sot pritet të ketë përmirësim të depërtimit të rrugëve të cilat ishin më të dëmtuara dhe të fillohet me dezinfektimin e objekteve të përfshira nga vërshimet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *