Home / Kryesoret / Standardizim në transportin me taksi për imazh më të mirë turistik

Standardizim në transportin me taksi për imazh më të mirë turistik

Vendosja e standartizimit në transportin e taksive do ta ndërrojë imazhin e qendrave turistike, konsideron kryetari i Asociacionit të hoteleve të Maqedonisë, Krste Bllazheski.

Transporti me taksi sipas tij, duhet të rregullohet, të shënohen vendet për parkim të automjeteve, të uniformohen dhe të mos krijohet bujë e panevojshme.

Bllazheski konsideron se duhet të ketë vend të caktuar për parkim të automjeteve të taksive, të cilët përmes stacioneve të taksive do të marrin numra dhe në stacion do të ketë jo më shumë se 10-20 automjete në një moment.

Njeriu i parë i HOTAM-it thekson se duhet të vendosen lista çmimesh në vende ku shihen, të cilët do tël vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, si në transportin e taksit, ashtu edhe tek varkat e vogla dhe kajakët.

Standartizimi ashtu siç nënvizoi, duhet të sillet edhe në kapacitetet e vendosjes dhe të dihet çka kushton 10, çka 20 ndërsa çka 5 euro, dhe të mos shitet diku vendi i akomodimit për 100 ose 150 denarë. Numri i kapaciteteve akomoduese private dhe hotelierike, duhet të jetë proporcional në raport 3:1, ndërsa jo të ketë më shumë shtretër privat nga ato hotelierik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *