Home / Kryesoret / Takim i ri i komisionit për mediumet për zgjedhje të anëtarit të pestë

Takim i ri i komisionit për mediumet për zgjedhje të anëtarit të pestë

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të përfaqësimit mediatik sot në mesditë do të vazhdojë me bisedimet qëllimi i së cilit është të zgjidhet anëtari i pestë i komisionit.

Afati për zgjedhjen e anëtarit të pestë, i cili në pajtim me marrëveshjen politike duhet të jetë shqiptar, skadoi javën e kaluar. Dhjetëra gazetarë dhe profesor u kandiduan për këtë pozitë, ndërsa kandidati Daut Dauti dje njoftoi se ai e tërheq kandidaturën e vet.

Kandidati potencial për anëtar të pestë në trupin monitorues ad-hok, Daut Dauti është tërhequr nga kandidatura për anëtar të mundshëm në këtë komision, ku për të njëjtën ka njoftuar edhe Agjencionin për audio dhe shërbime audiovizuele dhe të gjitha mediat e tjera të vendit.

Ai mes të tjerash i falënderon të gjithë ata që i dhanë mbështetje kandidimit të tij për anëtar të këtij komisioni.

Dauti poashtu i dëshiron punë të mbarë kundërkandidatit të tij dhe shpreh falenderime ndaj subjektit më të madh politik shqiptar nga Maqedonia, BDI-së të cilët i dhanë mbështetje të palimitueshme personalitetit të tij si gazetar profesionist.

Anëtari  i pestë i Komisionit duhet të zgjidhet me konsenzus. Ljubomir Kostovski, anëtar i Komisionit propozuar nga ana e LSDM-së, deklaroi se për atë kandidat i vetëm i pranueshëm është Sefer Tahiri nga Këshilli për etikë në media në Maqedoni. Edhe LSDM-ja i bëri thirrje Komisionit që ta emërojnë Tahirin për anëtar të pestë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *