Home / Kryesoret / Takim koordinues me donatorë lidhur me vërshimet

Takim koordinues me donatorë lidhur me vërshimet

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot u mbajt takim koordinues me donatorë, lidhur me vërshimet katastrofale që ndodhën fundjavën e kaluar.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi theksoi se qëllimi i takimit është që të shfrytëzohet maksimalisht potenciali për financim nga ana e donatorëve me qasje koordinuese në drejtim të ndihmës dhe i theksoi prioritetet e para të përcaktuara në drejtim të ndihmës për rikonstruim dhe riparim të shtëpive të dëmtuara dhe objekteve të tjera të rëndësishme, riparim të infrastrukturës dhe masa për mbrojtje dhe ndihmë të mëtutjeshme për NMV-të, si dhe për fermat e dëmtuara dhe sanim i tokës bujqësore, si dhe ndihmë të drejtë për drejtë për institucionet për mbrojtje.

Në takim ishte theksuar se në këtë fazë vlerësimet e dëmeve janë shumë indikative, por punohet në qartësimin e tyre. Ademi informoi se edhe është aktivizuar Mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së, mes të cilave janë bërë xhirime satelitore të terrenit por në teren janë edhe ekspertët e tyre për vlerësimin e nevojave fillestare për popullsinë.

Zëvendëskryeministri Ademi falënderoi gjithë donatorët për mbështetjen e tyre në të kaluarën dhe i ftoi edhe aktorët tjerë ndërkombëtar të japin kontributin e tyre që Maqedonia të mund të menaxhojë me gjendjen e krijuar.

Në takim fjalime patën edhe  zëvendëskryeministri dhe ministër i Shlndetësisë Nikolla Todorov, ministri i Financave, Kiril Minoski zëvendësministri i Punëve të Brendshme Ilija Isajloski, koordinatorja e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton dhe  udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup, Martin Klauke.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *