Home / Kryesoret / Të dielën seancë urgjente për gendjen me vërshimet

Të dielën seancë urgjente për gendjen me vërshimet

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në marrëveshje me koordinatorin  e grupeve parlamentare, vendosën që të caktojnë seancë të veçantë në Kuvend  kushtuar gjendjes në zonat e vërshura, data 14 gusht 2016, njoftoi Kabineti i kryetarit të Parlamentit.

Deri atëherë, siç citohet në njoftim, pritet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë  të përgatitë informaion me të cilin do ta njoftojë Kuvendin për gjendjen dhe për masat e ndërmarra lidhur me sanimin e pasojave.

Grupi i deputetëve të LSDM-së, sot parashtroi propozim për mbajtjen e seancës urgjente me një pikë të rendit të ditës Gjendja në rajonet e goditura nga moti i keq  që ndodhën në 6 gusht 2016 në rajonin e Shkupit, në të cilën u inkuadruan edhe grupi parlamentare i VMRO-DPMNE-së.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” bashkëngjiten në idenë për mbajtje të seancës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me qëllim që t’i shqyrtojmë mundësitë si në mënyrë shtesë të ndihmohet dhe t’i kuptojmë nga dora e parë të gjitha aktivitetet dhe konkluzionet që institucionet qeveritare i kanë ndërmarrë për ndihmimin e qytetarëve në rajonet përmbytura të Shkupit, deklaroi sot koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.

Ai shtoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE është mirë i informuar për gjendjen në terren, sepse, siç tha, çdo ditë grup gjithnjë e më i madh deputetësh janë në terren drejtpërdrejtë në shtëpitë, u ndihmojnë njerëzve,  siç është situata edhe sot, e dimë hallin e njerëzve, e dimë tërë humbjen.

Apeloi deri te të gjitha grupet e deputetëve  të mos keqpërdoret seanca kuvendore për fitimin e pikëve politike, por të tregohet solidaritet.

Kërkoi që konkluzionet nga seanca të miratohen me konsensus nga të gjithë deputetët.

Dimovski tha se do t’i shqyrtojnë konkluzionet e propozuara nga ana e grupit të deputetëve të LSDM-së dhe vlerësoi se një pjesë prej tyre veçmë janë realizuar ose kanë kaluar në seanca të Qeverisë, ndërsa një pjesë kanë edhe konotacion politik. Megjithatë shtoi se duhet në mënyrë shtesë të shqyrtohen.

Ndryshe, grupi parlamentar i LSDM-së kërkon që Kuvendi brenda 10 ditëve të caktojë seancë urgjente për situatën në zonat e përmbytura të Shkupit. Opozita propozon që në këtë seancë të miratohen 10 masa për tu ndihmuar banorëve nga vendbanimet e prekura. Në mesin e masave të propozuara nga opozita parashikohet ridestinimi i mjeteve buxhetore nga projektet jo të rëndësishme drejt nevojave të banorëve si dhe masa urgjente për mbrojtje shëndetësore. Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, thotë se ka lëshime të shumta në organizimin për të ndihmuar banorë dhe ka keqpërdorim të ndihmave.

“Parlamenti Duhet të diskutojë për këtë situatë dhe deputetët duhet të miratojnë konkluzionet e propozuara për të përmbushur nevojat minimale të qytetarëve të goditur nga vërshimet. Këtë kërkesë e kemi dorëzuar në Kuvend për shkak të nevojës së madhe që kanë qytetarët për ndihmë në këto momente. Parlamenti i Maqedonisë, ne si njerëz para së gjithash, kemi obligim kushtetues dhe njerëzor për tu ndihmuar këtyre qytetarëve. Tani nuk është koha për politikë, tani është koha për tu ndihmuar qytetarëve për të treguar humanitetin në vepër”, deklaroi Petre Shilegov, deputet i LSDM –së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *