Home / Kryesoret / Të enjten dhe të premten reshje dhe bubullima

Të enjten dhe të premten reshje dhe bubullima

Ndërsa situata e rëndë vazhdon në më shumë rajone si pasojë e reshjeve intensive të së shtunës, sinoptikanët paralajmërojnë për shira dhe bubullima në dy ditët e ardhshme. Moti i keq pritet ta përfshijë Maqedoninë veriperëndimore mbrëmjen e së enjtes, ndërsa mbrëmjen e së premtes era do të fryjë me një shpejtësi prej 90 kilometra në orë.

“Gjatë ditës së nesërme moti gjatë ditës do të jetë me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të kemi mot jo të qëndrueshëm me bubullima, erë dhe të reshura. Reshjet më të theksuara do të jenë në veri dhe perëndim të vendit. Nuk përjsahtohet mundësia e përkeqësimit të motit. Edhe të premten moti do të jetë jo i qëndrueshëm, do të ketë shi lokal dhe do të fryjë erë e cila në disa rajone do të arrijë edhe deri në 90 kilometra në orë”, deklaroi Lena Jovanovska nga Instituti Hidrometeorolgjik.

Apelohet për kujdes gjatë ditëve në vijim

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *