Home / Lajme / Botë / Të paktën gjashtë viktima në tërmetin në Italinë qendrore

Të paktën gjashtë viktima në tërmetin në Italinë qendrore

Të paktën gjashtë njerëz e humbën jetën në tërmetin që e goditi në mëngjes pjesën qendrore të Italisë. Në tërmetin janë rrënuar një numër i madh i shtëpive, lajmërojnë mediat lokale.

Epiqendra ka qenë afër qytetit Norça në rajonin Umbroja, në thellësi prej 10 kilometrave. Dridhja ka ndodhur në orën 03:36 sipas kohës lokale.

Më së shumti janë goditur vendet Akumoli, Amatriçe, Posta dhe Arkata del Tronto, kumtoi Luka Kari, përfaqësues i brigadës zjarrëfikëse dhe shtoi se shërbimi veçmë ka dërguar helikopterë që t’i vlerësojnë dëmet.

Prefekti i qytezës Amatriçe, Serxho Piroci, deklaroi se dëmet janë të mëdha.

“Gjysma e qytetit  nuk është”, deklaroi ai për RA

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *